AKTUALITET /

Rrëzohet duke ruajtur bagëtitë mbi Kalanë e Lezhës, policia dhe urgjenca i vijnë në ndihmë 71-vjeçarit

Sipas Policisë, i moshuari ishte duke ruajtur bagëtitë kur dyshohet se u rrëzua dhe pësoi dëmtime, duke mbetur i paaftë për të lëvizur.

Shkruar nga Versus
Rrëzohet duke ruajtur bagëtitë mbi Kalanë e Lezhës,
Pamje të publikuar nga Policia

Një 71-vjeçar është shpëtuar nga shërbimet e Policisë së Lezhës dhe ekipi i urgjencës mjekësore, pasi u dëmtua në një zonë malore mbi Kalanë e Lezhës.

Sipas Policisë, i moshuari ishte duke ruajtur bagëtitë kur dyshohet se u rrëzua dhe pësoi dëmtime, duke mbetur i paaftë për të lëvizur.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje mbërritën efektivët e Policisë dhe ekipi i urgjencës së Spitalit Rajonal të Lezhës, të cilët bënë të mundur transportimin e tij drejt spitalit për marrjen e ndihmës së parë mjekësore.

Për shkak të gjendjes shëndetësore dhe nevojës për trajtim më të specializuar, 71-vjeçari u transferua më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia e Lezhës apelon që qytetarët, në çdo rast emergjence apo problematike, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Policisë dhe ekipi i urgjencës mjekësore i Spitalit Rajonal të Lezhës i shkuan në ndihmë një të moshuari të dëmtuar në zonë malore.

Pas marrjes së njoftimit se një i moshuar ishte dëmtuar në një zonë malore, mbi Kalanë e Lezhës, shërbimet e Policisë së Lezhës, në bashkëpunim me ekipin e urgjencës mjekësore të Spitalit Rajonal të Lezhës, kanë reaguar menjëherë.

Shtetasi, i cili ishte duke ruajtur bagëtitë në mal, dyshohet se ishte rrëzuar dhe kishte pësuar dëmtime, duke e pasur të pamundur lëvizjen.

Me mbërritjen në vendngjarje, shërbimet e Policisë dhe ekipi i urgjencës mjekësore i Spitalit Rajonal të Lezhës bënë të mundur transportimin e tij në Spitalin Rajonal të Lezhës, për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Më pas, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe nevojës për trajtim më të specializuar, 71-vjeçari u transportua në Spitalin e Traumës, në Tiranë.

Policia e Lezhës mbetet e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe i fton ata që, për çdo problematikë apo situatë emergjente, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

Poll