AKTUALITET /

Rriten masat e sigurisë për Altin Dumanin, ish-kreut të SPAK i shtohen 4 truproja

Pak javë më parë komisioni i mbrojtjes pranë Këshillit të lartë të prokurorisë miratoi kërkesën për rritjen e nivelit të sigurisë për ish-kreun e prokurorisë së posaçme.

Shkruar nga Versus
Rriten masat e sigurisë për Altin Dumanin, ish-kreut të SPAK i
Altin Dumani, ish-kreu i SPAK

Janë shtuar masat e sigurisë për disa prej Prokurorëve të Posaçëm të SPAK. Mësohet se janë shtuar 4 truproja për ish-kreun e SPAK, Altin Dumanin dhe 2 të tjerë për kreun aktual, Klodian Brahon.

Ky i fundit ka tanimë 8 truproja. Edhe Dumani ka 8 persona në mbrojtje të tij, të ndarë në 2 grupe. Masat e sigurisë janë bërë më të ashpra për shkak të çështjeve nën hetim që kanë Dumani e Braho dhe për shkak të kërcënimeve në rritje ndaj tyre nga ana e krimit të organizuar. Versus.al

Poll