Pas lajmeve që qarkulluan për ndarjen e saj nga jeta, ka reaguar vetë Xhovana Nikolli, duke mohuar kategorikisht informacionin dhe duke e cilësuar atë si shpifje.
Në një reagim publik, ajo shprehet me tone të ashpra ndaj lajmit: “A keni pak seriozitet, pak fytyrë o njerëz, ordinera, që shpifni kështu lloj gjërash.”
Më herët ishte raportuar se Nikolli kishte ndërruar jetë në spital dhe se dyshohej për helmim me fotoksinë, por reagimi i saj hedh poshtë këto pretendime.
Xhovana Nikolli u bë e njohur për institucionet ligjzbatuese dhe për publikun pasi dyshohej se ishte shënjestra e një atentati me eksploziv në Elbasan në korrik të vitit 2024.
Shpërthimi i eksplozivit në pallatin ku ajo jetonte shkaktoi dëme të shumta materiale ndërsa 26-vjeçar Enea Thomaraj humbi jetën./Versus.al

