AKTUALITET /

“RTSH pa drejtor”/ Këshilli skualifikon Eni Vasilin dhe dy të tjerë, ja kush mbetet në garë (EMRAT)

Nga gara janë skualifikuar Eni Vasili, Klinton Rama dhe Ermal Hoxha, teksa dy kandidatët që vazhdojnë për më tej dhe do të thirren në fazën e dëgjesës janë Jetmir Shpuza dhe Aurora Polo.

Shkruar nga Versus

“RTSH pa drejtor”/ Këshilli skualifikon Eni Vasilin dhe dy

Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar (RTSH) në mbledhjen e kësaj të hëne, kanë votuar për kandidatët që janë në garë për postin e drejtorit të RTSH-së, pas largimit të Alfred Pezës.

RTSH raporton se nga votimi i fshehtë i anëtarëve të këshillit, janë skualifikuar 3 kandidatë, ku nga votimi është arritur rezultati i mëposhtëm.

Nga gara janë skualifikuar Eni Vasili, Klinton Rama dhe Ermal Hoxha, teksa dy kandidatët që vazhdojnë për më tej dhe do të thirren në fazën e dëgjesës janë Jetmir Shpuza dhe Aurora Polo.

Këshilli Drejtues i RTSH-së ka vendosur që seanca dëgjimore me 2 kandidatëve do të zhvillohet të premten në orën 10:00./TPZ

Tags:

gare rtsh

Poll