AKTUALITET /

Sapo kishte mbyllur videon “live” nga kopshti, detajet nga arrestimi i Veliajt! BKH i shkoi në bashki

Arrestimi i Veliajt u bë rreth orës 14:00 te bashkia e kryeqytetit.

Shkruar nga Versus

Sapo kishte mbyllur videon “live” nga kopshti, detajet nga arrestimi

Arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj me urdhër të SPAK, ka qenë i befasishëm pasi vetëm pak përpara se të mbërrnin në bashki agjentët e BKH, Veliaj së bashku me Ndrecajn ndodheshin në inagurimin e një kopshti në Tiranë.

Me t’u mbyllur transmetimi i videos në rrjetin social ‘facebook’, pamje të cilat u transmetuan në disa televizione, Versus.al mësoi për arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj i cili hetohej për 4 vepra penale në kuadër të një denoncimi të bërë nga shtetasi Nesti Angoni.

Agjentët e Byrosë Kombëtare kanë mbërritur në bashki nga ku kanë shoqëruar me makinë private kryebashkiakun Erion Veliaj i cili në duar mbante një dosje. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: