AKTUALITET /

Sërish ndryshime në Policinë e Shtetit, emërime të reja në Komisariate dhe kufi

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një valë të re emërimesh dhe transferimesh në strukturat drejtuese, duke prekur komisariate, drejtoritë kufitare dhe sektorë kyç si Antiterrori dhe strukturat operacionale, me synim rritjen e eficiencës dhe forcimin e kontrollit në vend.

Shkruar nga Versus

Sërish ndryshime në Policinë e Shtetit, emërime të reja

Policia e Shtetit ka vijuar me ndryshimet në strukturat drejtuese, duke bërë një sërë emërimesh të reja në komisariate dhe në drejtoritë kufitare në vend.

Sipas vendimeve të fundit, Alfred Cenaj është caktuar shef i Komisariatit Nr. 2 në Tiranë. Ndërkohë, në strukturat kufitare, Arbër Zemani është transferuar nga Shkodra në krye të Drejtorisë së Kufirit në Vlorë, Altin Lila është emëruar drejtor i Kufirit në Durrës, ndërsa Agim Basha merr drejtimin e Kufirit në Shkodër.

Ndryshimet vijnë në kuadër të riorganizimit të strukturave, me synim rritjen e eficiencës dhe forcimin e kontrollit në pikat kufitare dhe në rendin publik.

Më herët janë bërë edhe lëvizje të tjera në nivele të ndryshme drejtuese. Besmir Dervishi është transferuar nga posti i zëvendësdrejtorit në Policinë e Tiranës në detyrën e shefit të Krimeve në Kukës, ndërsa vendin e tij e ka zënë Oliger Torba.

Në nivel qendror, drejtori i përgjithshëm Skënder Hita ka emëruar Alban Dautaj në krye të Drejtorisë Operacionale, duke zëvendësuar Melsi Koçi.

Po ashtu, Ermal Kënaçi është larguar nga drejtimi i Komisariatit Nr. 2 në Tiranë dhe është transferuar në Kukës, ndërsa Gent Ndoj është dërguar në Dibër.

Ndryshime janë bërë edhe në strukturat e sigurisë kombëtare, ku Edmond Sula është emëruar në krye të Antiterrorit, duke zëvendësuar Dautajn, ndërsa Joan Trungu është transferuar në drejtimin e forcës speciale “Shigjetat”./Versus.al

Poll