AKTUALITET /

Sherr në plazhin e Durrësit, menaxheri dhe punonjësit e lokalit dh*nojnë 5 turistët turq

Dy prej turistëve janë dhunuar rëndë.

Shkruar nga Versus

Sherr në plazhin e Durrësit, menaxheri dhe punonjësit e lokalit

Durrës- Dy persona janë arrestuar dhe 2 të tjerë janë proceduar penalisht nga policia pas një konflikti brenda një lokali në zonën e plazhit ku janë përplasur fizikisht me 5 turistë turq.

Në pranga ranë menaxheri i lokalit dhe personi që merrej me hapësirën e plazhit, nën akuzë për plagosje të rëndë me dashje pasi gjatë konfliktit me 5 turistët nga Turqia, kanë goditur me sende të forta 2 prej tyre.

Ndërsa për banakierin I.Sh 48 vjeç dhe punonjësin e sigurisë së lokalit, T.D, 49 vjeç u referuan materialet në prokurori pasi goditën dhe kërcënuan 3 pushuesit e tjerë nga Turqia.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme. Versus.al

Poll