AKTUALITET /

Shoqata “Çamëria” reagon pas vrasjes së kryetarit Rexhep Ismaili: Kërkojmë zbardhjen e menjëhershme të atentatit

Shoqata “Çamëria” ka reaguar pas vrasjes së Rexhep Ismailit në Sarandë, duke dënuar ngjarjen dhe kërkuar zbardhjen e menjëhershme të saj. Ajo e cilëson 66-vjeçarin si një figurë të rëndësishme dhe mbrojtës të çështjes çame ndër vite.

Shkruar nga Versus

Shoqata “Çamëria” reagon pas vrasjes së kryetarit

Shoqata “Çamëria” ka reaguar pas atentatit në Sarandë, ku mbeti i vrarë kryetari i saj Rexhep Ismaili, duke dënuar ashpër ngjarjen dhe duke kërkuar zbardhjen e menjëhershme të saj.

Në një postim në rrjetet sociale, shoqata shpreh dhimbjen për humbjen e 66-vjeçarit dhe thekson rolin e tij si një “zë i palëkundur” dhe “mbrojtës i çështjes çame” ndër vite.

“Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen tragjike nga jeta të z. Rexhep Ismaili… Shoqata ‘Çamëria’ dënon këtë vrasje të rëndë dhe kërkon zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes,” thuhet në reagim, ku i shprehen edhe ngushëllime familjes dhe bashkëpunëtorëve.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe hetimet për identifikimin e autorëve vijojnë nga autoritetet.

Reagimi i plotë:

Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen tragjike nga jeta të z. Rexhep Ismaili, Kryetar i Shoqatës 'Çamëria' Sarandë. Ai ishte një zë i palëkundur dhe mbrojtës i pashoq i çështjes çame që prej fillimeve të demokracisë. Shoqata 'Çamëria' dega Vlorë dënon këtë vrasje të rëndë dhe kërkon zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe bashkëpunëtorëve. I paharruar qoftë kujtimi i tij!/Versus.al

 

Poll