AKTUALITET /

Shpërdoroi detyrën, AMP pezullon punonjësin e policisë (EMRI)

Pezullimi ka të bëjë me mosveprimin e efektivit mbi një procedim penal të 2024

Shkruar nga Versus

Shpërdoroi detyrën, AMP pezullon punonjësin e policisë

Efektivi i policisë së Vlorës, Xhuljano Xhaferri është pezulluar nga detyra me urdhër të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Sipas vendimit të ekzekutuar shkak për pezullimin e Xhaferrit janë bërë dyshimet se ka shpërdoruar detyrën e tij.

Sipas AMP, efektivi nuk ka përmbushur detyrën e tij për të kryer veprimet hetimore për një procedim të nisur në vitin 2024.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjësit të policisë Xhuljano Xhaferri, me detyrë Specialist Hetimi në Seksionin kundër Trafiqeve pranë DVP Vlorë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal.”-thuhet në njoftim. Versus.al

Poll