AKTUALITET /

Shtyhet sërish seanca për "Partizanin", Gjokutaj: Mungon vepra penale, duhet të pushohet çështja

Seanca e radhës për dosjen "Partizani" do mbahet më 11 prill. Shkak për shtyrjen e seancës së sotme u bë mungesa e njërit prej avokatëve.

Shkruar nga Versus
Shtyhet sërish seanca për "Partizanin", Gjokutaj: Mungon
Genc Gjokutaj, avokati i kryedemokratit Sali Berisha

Gjykata e Posaçme shtyu për në datën 11 prill seancën paraprake ku do të vendoset nëse do kalojë ose jo për gjykim dosja “Partizani” me 5 të pandehur, mes të cilëve edh eish-kryeministri Sali Berisha.

Shkak për shtyrjen u bë mungesa e njërit prej avokatëve. Ndërsa avokati Genc Gjokutaj foli për mediat jashtë GJKKO duke deklaruar se kërkesa e tyre është pushimi i gjykimit pasi sipas tij nuk ka çështje të hapur.

“Në seancë ishin kontestimet tona ndaj prokurorisë. Nuk kemi qëndrim variabël, jemi shprehur që në fillim. Mungon fakti penal, në këtë moment jemi të detyruar të kërkojmë pushimin e çështjes sepse nuk ka çështje”- deklaroi Gjokutaj.

Hetimet për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv "Partizani" u mbyllën në shtator të vitit të kaluar, ndërsa seanca e parë për çështjen u mbajt në muajin tetor. Që prej asaj kohe, ka pasur vazhdimisht shtyrje të seancës ku do të vendosej nëse Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe 3 të pandehurit e tjerë do të kalonin për gjykim.

Ndërkohë që prej caktimit të masës "detyrim paraqitje", Berisha ka mbledhur gjithmonë mbështetësit e tij në dyert e SPAK ku më pas edhe ka lexuar përgjimet e dosjes "Toyota Yaris" për ministrin Taulant Balla. 

Në total të pandehur për aferën, janë marrë 5 persona nën akuza të ndryshme, konkretisht:

Ish-kryeministri Sali Berisha në "detyrim paraqitje", akuzohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim me dhëndrin e tij.

Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës dhe një prej trashëgimtarëve të pronave në ish-kompleksin sportiv të Partizanit, akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

Fatmir Bektashi, ndërtuesi i kullave në kompleks, akuzohet për korrupsion aktiv të zyrtarëve të lartë, në këtë rast të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe për pastrim parash.

Andia Pustina, juristja që ka kryer veprimet proceduriale në kalimin e pronësisë, akuzohet për pastrim parash.

Xhimi Begeja, kushëri dhe ortak i Jamarbër Malltezit, akuzohet për pastrim parash. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: