AKTUALITET /

“S’ka punuar një ditë në media”, Bungo për kandidaturën e Polos në krye të RTSH: E diplomuar për inxhinieri

Shkruar nga Versus
“S’ka punuar një ditë në media”, Bungo për
Foto: Aurora Polo (kandidate për drejtoreshë të RTSH) dhe Leka Bungo (kreu i këshillit drejtues të RTSH) gjatë dëshmisë në komisionin e Medias

Debati brenda Këshillit Drejtues të RTSH për miratimin e Aurora Polos si kandidate për drejtoreshë është zhvendosur sot në Kuvend në komisionin e medias pas kërkesës së Leka Bungos për shkrirjen e këtij këshilli.

Bungo si kryetar i institucionit, tha se miratimi i kandidaturës së Polos me shumicë votash, është totalisht kundër ligjit duke qenë se ajo është diplomuar për inxhineri dhe nuk ka punuar asnjë ditë në media. Duke shtuar më tej gjithashtu se kishte edhe një biznes, gjë që ligji nuk e lejon si kriter në kushtet që duhet të përmbushin kandidatët për drejtorë të përgjithshëm.

“Ne zgjedhim me shumicë votash për të kandiduar një person që ka mbaruar për inxhineri dhe nuk ka punuar asnjë ditë në media. Ajo është në konflikt interesi të hapur dhe kjo është mungesa e dëshirës për të sjellë dokumentat e kërkuara nga ligji. Nëse do t’i sillte, do të mësohej se ajo ka biznes. Sipas gjykimit tim, duhet të kishte dhënë si drejtoreshë në detyrë për të kandiduar si drejtoreshë, nga ana morale flas. Ajo jep urdhra, emëron njerëz të tjerë në punë”- deklaroi Bungo. Versus.al

Poll