AKTUALITET /

Vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij, 14 vjeçari kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë

Shkruar nga Versus
Vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij, 14 vjeçari kërkon
Autori Mario Përlleshaj dhe viktima Martin Cani

Avokati e Mario Përlleshajt, 14 vjeçarit të arrestuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij Martin Cani, ka dorëzuar një rekurs në Gjykatën e Lartë ku kërkojnë lirinë e të miturit.

Në rekursin e dorëzuar, kërkohet heqja e masës arrest me burg e cila i është caktuar autorit nga të dyja shkallët e gjykimit nga gjykata e Tiranës.

Çështja do të shqyrtohet nga gjyqtari Ilir Panda ndërsa ende nuk është caktuar një datë.

Ndërkohë 4 ditë më parë kur ishte planifikuar mbajtja e seancës paraprake gjyqësore ndaj autorit Mario Përlleshaj, u mor vendimi për shtyrjen e saj pasi avokati mbrojtës nuk ishte njohur me aktet. 

Të pranishëm në seancë ishin edhe prindërit e viktimës, të cilët kërkuan vendosjen e drejtësisë dhe ndëshkimin e merituar për autorin. Versus.al