AKTUALITET /

Skandali te Onkologjiku, tjetër akuzë për mjekun Gashi! Theu "arrestin shtëpiak", shkoi në lokal pasi doli nga gjykata

Ndaj Gashit ka nisur procedimi në gjendje të lirë për thyerjen e masës "arrest shtëpie" pas përfundimit të seancës në gjykatën e Tiranës.

Shkruar nga B.V
Skandali te Onkologjiku, tjetër akuzë për mjekun Gashi! Theu
Mjeku Gashi teksa dilte nga gjykata e Tiranës

Mjeku i spitalit të Onkologjisë, Edmond Gashi është proceduar penalisht në gjendje të lirë nga policia e komisariatit nr.6 në Tiranë pasi akuzohet se ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, me të cilin u njoh ditën e djeshme gjatë seancës në gjykatën e Tiranës ku iu komunikua akuza për veprën penale shpërdorim detyre" pas skandalit me pacientët me kancer të Spitalit Onkologjik, që dërgoheshin në klinikën e tij private “Megis”.

Rezulton se mjeku Gashi kishte thyer masën e arrestit në shtëpi, pasi doli me vrap nga gjykata duke frekuentuar ambientet e një lokali në fshatin Kus të Kasharit. Gashi nuk është gjetur në lokal nga efektivët e policisë, por pas kqyrjes së kamerave të sigurisë, u konfirmua se ai kishte qenë në ambientet e lokalit.

Yakonisht për raste të tilla të thyerjes së masës së sigurisë, merret një masë më e rëndë ndëshkuese, por kësaj here prokuroria ka regjistruar vetëm një hetim në gjendje të lirë që nisi rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme.

Dje pas përfundimit të seancës gjyqësore në gjykatën e Tiranës ku u njoh me masën e sigurisë, mjeku Onkolog u largua me vrap nga pjesa e pasme e godinës së gjykatës për t’ju shmangur gazetarëve dhe mediave që e prisnin jashtë gjykatës. Versus.al

Poll