AKTUALITET /

SPAK e mori nën hetim për korrupsion, ILD kërkon tjetër masë për kryeprokurorin e Sarandës

Shkruar nga Versus
SPAK e mori nën hetim për korrupsion, ILD kërkon tjetër
Kryeprokurori i Sarandës, Kledian Llaho

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë (ILD) ka kërkuar masë të dytë disiplinore për kryeprokurorin e Sarandës, Kledian Llahon i cili javën e kaluar u mor nën hetim nga SPAK nën dyshimin se është korruptuar nga vjehrri i tij për të ushtruar ndikim të paligjshëm në një çështje.

Fillimisht ILD kishte kërkuar uljen e pagës me 40% për Llahon ndërsa tashmë ka kërkuar si masë të dytë, largimin e tij nga posti i kryetarit të prokurorisë së Sarandës.

Kërkesa e ILD për masë disiplinore ndaj prokurorit lidhej me pretendimin se ky i fundit ka zvarritur hetimet për një çështje penale dhe qëllimisht nuk ka respektuar vendimin e një gjykate.

Me procedimin e dytë që ILD ka dorëzuar në KLP lidhet me faktin se Llaho ka shkelur edhe rregullat e sjelljes në marrëdhëniet me magjistratët e tjerë. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: