AKTUALITET /

SPAK nis hetimet për kryeprokurorin e Sarandës: U korruptua nga vjehrri i tij

Dyshohet se Kledian Llaho ka kryer veprime të kundraligjshme dhe është korruptuar nga vjehrri i tij V.Gj për të ndërhyrë në një çështje në favor të disa personave të tjerë.

Shkruar nga Versus
SPAK nis hetimet për kryeprokurorin e Sarandës: U korruptua nga
Foto: Kreu i prokurorisë së Sarandës Kledian Llaho

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka vënë nën hetim kryeprokurorin e Sarandës Kledian Llaho nën dyshimet se ka kryer veprën penale  të korrupsionit.

Në njoftimin zyrtar të SPAK bëhet me dije se Gjykata e Posaçme ka vendosur pezullimin nga detyra të kryeprokurorit.

“Më dt.6 Janar 2025 është bërë regjistrimi i emrit të personit nën hetim, magjistratit Kledian Llaho, me detyrë prokuror dhe njëkohësisht drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Sarandë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë në drejtësisë”, parashikuar nga nga neni 319/ç i Kodit Penal.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.3, dt. 14.01.2025 ka vendosur:

Caktimin e masës së sigurimit personal “pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale, në ngarkim të personit nën hetim, K.Ll”- njofton SPAK.

Dyshohet se Kledian Llaho ka kryer veprime të kundraligjshme dhe është korruptuar nga vjehrri i tij V.Gj për të ndërhyrë në një çështje në favor të disa personave të tjerë.

Më datë 10 janar, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë kërkoi masë disiplinore për Llahon duke pretenduar se ky i fundit ka zvarritur hetimet e një çështje penale dhe se me dashje nuk ka zbatuar një vendim gjykate. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: