Prokuroria e Posaçme ka reaguar pas arrestimit të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja i cili është arrestuar mbrëmjen e sotme teksa po udhëtonte me shoferin e tij.
Sipas njoftimit të SPAK, ish-deputeti nuk do të akuzohet vetëm për shpërdorim detyre, por edhe për dy akuza të tjera dhe më të rënda si 'përkrahja e autorit të krimit' dhe shitje të sekreteve shtetërore. Sipas burimeve të Versus.al, dyshohet se Çyrbja është i përfshirë dhe në komunikimet e SKY ECC, dhe gjatë hetimeve janë konstatuar të dhëna vënë në dispozicion e komunikime me një grup kriminal.
Reagimi i SPAK
Nisur nga interesi i madh i mediave ju komunikojmë se Policia e Shtetit ka ekzekutuar sot masen e sigurimit arrest ne burg të caktuar nga Gjykata e Posacme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj shtetasit Jurgis Cyrbja, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit” parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal. Nesër do të ketë një njoftim për shtyp me më shumë detaje./Versus.al







