AKTUALITET /

Suedi, përplasje mes bandave në rrugë, vritet i riu shqiptar

Mësohet se një person afro 18 vjeç është ndaluar në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Shkruar nga Versus

Suedi, përplasje mes bandave në rrugë, vritet i riu shqiptar

Një i ri shqiptar ka gjetur vdekjen si pasojë e të shtënave me armë zjarri, në orët e vona të natës, në Suedi.

Kanë qenë familjarët që e kanë publikuar lajmin teksa thonë se djali i tyre, Genti është vrarë gabimisht.

Dyshohet se i riu shqiptar ishte kalimtar i rastit kur përleshja mes bandave kriminale ka agravuar deri në përdorimin e armëve që i mori jetën Gent Maksutaj, rreth të 20-tave.

Autoritetet vendase po vijojnë me punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndaj pritet që të dalin detaje të reja në vijm.

Për ngjarjen e rëndë kanë shkruar dhe mediet suedeze të cilat raportojnë se policia u njoftua për të shtëna me armë rreth 9 të mbrëmjes të së dielës, në Kvarngärdet në Uppsala.

Policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e kapjen e autorit.

Mësohet se një person afro 18 vjeç është ndaluar në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Deri më tani shkaqet e ngjarjes mbeten të paqarta, por nuk bien pishtë dyshimet që ngjarja të ketë ndodhur nga përplasjet e grupeve kriminale, ashtu siç kanë pretenduar dhe të afërmit e viktimës./Versus.al

 

Poll