
Një ngjarje e tensionuar ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Sarandë, ku të shtënat me armë zjarri tronditën rrugën “Karl Topia”. Sipas burimeve policore, rreth orës 22:50, nga një automjet është qëlluar me armë të llojit Kallashnikov.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti verbal mes tre adoleshentësh dhe një të katërtit, të cilët tashmë janë identifikuar nga policia. Gjatë natës, forcat e rendit kanë kryer kontrolle intensive për kapjen e të dyshuarve dhe për gjetjen e armës, duke shoqëruar dy adoleshentë.
Paraprakisht, hetuesit mendojnë se incidenti i mbrëmshëm është vazhdim i një konflikti të mëparshëm, që ndodhi ditën e shtunë në rrugën “Flamuri” të lagjes nr.1, ku një grindje mes disa të rinjve përfundoi me një të dëmtuar që mori ndihmën mjekësore në spital.
Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e të gjithë të përfshirëve janë ende në vijim.
Aksident i rëndë në minierën e Spaçit
“Shuhen” akuzat për tenderin miliardë lekësh

