Korçë- Një 67 vjeçar me inicialet Gj.F është proceduar penalisht nën akuzën e mosdeklarimit të të hollave në kufi. Teksa po hynte në Shqipëri në pikën kufitare të Kapshticës, i moshuari është ndaluar për kontroll.
Gjatë kontrollit i është gjetur shuma prej 38 mijë eurosh të cilat nuk i kishte deklaruar dhe i kishte fshehur në pjesë të ndryshme të trupit. Gjithashtu u ushtrua kontroll në banesën e tij ku iu gjetën edhe 35 mijë euro të tjera të padeklaruara.
Shumat monetare u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme. Versus.al

