AKTUALITET /

Tjetërsimi i pronave, SPAK kërkon dënimin me 3 vite burg për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro

Shkruar nga Versus

Tjetërsimi i pronave, SPAK kërkon dënimin me 3 vite burg për

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dhënë sot pretencën për ish-kreun e bashkisë Himarë, Jorgo Goron i cili akuzohet për shpërdorim detyre në tjetërsimin e pronave në plazhin e Gjilekës.

Organi i akuzës ka kërkuar dënimin me 3 vite burg të Goros si dhe sekuestrimin e apartamentit të tij.

Gjithashtu kërkohet dënimi me 2 vite burg për juristin Vezir Gjikokaj si dhe 3 vite burg për ish-drejtorin e bashkisë Jerasimo Basho. Të tre kanë pranuar gjykim të shkurtuar. 

Të pandehurit akuzohen se kanë tjetërsuar dy prona në Dhërmin në dy episode, ku përfitues fundor i truallit, me një siperfaqe në total prej 10592 m2, ka qenë biznesmeni Artan Gaçi, ish deputet i PS, bashkëshort i Olta Xhaçkës.

Padia për shpërdorim detyre u dorëzua nga rivali i tij politik në zgjedhjet e 14 majit, Fredi Beleri i cili më pas u arrestua dhe u dënua me 2 vite burg për blerje votash në zgjedhjet lokale të Himarës.

Ndërkohë, në kërkim për tjetërsimin e truallit, është edhe Stavri Mëhilli i cili ka përfituar 5512 m2 tokë bujqësore në mënyrë të padrejtë dhe më pas ia ka shitur Artan Gaçi i cili është shpallur edhe investitor strategjik nga qeveria. Arrestimi i Goros u bë në mars të 2024-ës, teksa sapo kishte pirë një kafe pranë bashkisë të cilën drejtonte në mënyrë të komanduar. Versus.al

Poll