
Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 07.00 të mëngjesit të sotëm ku makina e drejtuar nga një 39-vjeçare shqiptare ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike, duke shkaktuar vdekjen e saj, në rrugën periferike të Perivolit në jug të Korfuzit.
Ndërkohë shkaqet e aksidentit tragjik mbeten të paqarta.
Mjeti ka pësuar dëmtime të mëdha ndërsa në vendngjarje ka mbërritur një autoambulancë e EKAB-it, ku ekipet e shpëtimit thjesht kanë konfirmuar vdekjen e 39-vjeçares.
Shërbimi Zjarrfikës ka kryer operacionin për nxjerrjen e trupit të gruas.
Drejtoria e Policisë Jugore të Korfuzit po kryen një hetim paraprak për zbardhjen e rrethanave të sakta të aksidentit rrugor.
/ Versus.al








