AKTUALITET /

Tragjike në Durrës/ 22 vjeçari pëson arrest kardiak në timon, përplaset me makinë dhe vdes

Një tjetër tragjedi ka tronditur mbrëmjen e sotme Durrësin ku ka mbetur viktimë një tjetër i ri.

Shkruar nga Versus
Tragjike në Durrës/ 22 vjeçari pëson arrest kardiak
Automjeti me të cilin udhëtonte i riu

Durrës- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar ku një 22 vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se pësoi një arrest kardiak teksa drejtonte automjetin e tij.

I riu për pasojë ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur pranë Urës së Dajlanit duke humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit të rëndë.

Ky është aksidenti i dytë me vdekje brenda pak orësh në Durrës. Gjatë pasdites, një 16 vjeçar ndërroi jetë pas një aksidenti tragjik ku i mituri ishte pasagjer në njërën prej makinave. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: