Shkodër- Një ngjarje e rëndë aksidentale ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Bardhaj ku një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është gjetur i mbytur në një kanal.
Versus.al mëson se efektivi i identifikuar si Nikoll Lekndreu, ka qenë duke u kthyer nga puna me motor kur ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një kanal, përplasje që rezultoi fatale për të.
Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë moti i keq dhe lagështia në rrugë. Pasditen e djeshme pati shtim të reshjeve në qarkun e Shkodrës duke shkaktuar përmbytje në disa zona të qytetit. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave. Versus.al








