AKTUALITET /

Qëlloi për vdekje Klodian Rashën, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-policit

Pamjet e kamerave të sigurisë luajtën një rol kyç në hetim, pasi tregonin qartë momentin e të shtënës dhe pozicionimin e ish-policit. Fillimisht, ngjarja u trajtua si vrasje në kapërcim të kufijve të vetëmbrojtjes, por më pas u provua se veprimi ishte i qëllimshëm dhe i shmangshëm.

Shkruar nga Versus

Qëlloi për vdekje Klodian Rashën, Gjykata e Lartë

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me 12 vite burg për ish-policin Nevaldo Hajdaraj, i dënuar për vrasjen e Klodian Rashës më 8 dhjetor 2020.

Rekursi i paraqitur nga Hajdaraj u rrëzua, duke konfirmuar vendimin e dhënë më parë nga Gjykata e Apelit. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit, kur efektivi qëlloi Rashën nga një distancë prej rreth 5 metrash, teksa ai po largohej me vrap.

Pamjet e kamerave të sigurisë luajtën një rol kyç në hetim, pasi tregonin qartë momentin e të shtënës dhe pozicionimin e ish-policit. Fillimisht, ngjarja u trajtua si vrasje në kapërcim të kufijve të vetëmbrojtjes, por më pas u provua se veprimi ishte i qëllimshëm dhe i shmangshëm.

Vrasja e Klodian Rashës shkaktoi një valë të fortë reagimesh në opinionin publik, duke çuar në protesta masive në të gjithë vendin dhe në dorëheqjen e ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Sandër Lleshaj. /Versus.al/

Poll