BOTA /

Vuçiç i entuziazmuar: “Shmangëm katastrofën me ligjin për të huajt”

Kosova dhe BE-ja nën presion: Ujdia e fundit e Kurtit shpëton institucionet serbe në territorin e Kosovës

Shkruar nga Versus

Vuçiç i entuziazmuar: “Shmangëm katastrofën me

Presidenti i Serbia, Aleksander Vuçiç, e ka quajtur si një “lajm të shkëlqyer” për Serbinë marrëveshjen e fundit të kryeministrit Albin Kurti me Bashkimin Evropian për Ligjin për të Huajt.

“Ne u përpoqëm dhe biseduam me serbët në Kosovë rreth asaj që është e pranueshme për ta. Jam mirënjohës evropianëve që shmangën një katastrofë më të madhe dhe çdo konflikt në këtë kohë. Ky është sigurisht një lajm i mirë për ne,” tha Vuçiç, duke nënvizuar rëndësinë e ndërhyrjes së BE-së për të parandaluar tensione të reja.

Ndërkohë, Petar Petkoviç, drejtori i ashtuquajturës Zyrë e Serbisë për Kosovën, mbajti një konferencë të jashtëzakonshme për media, duke vlerësuar marrëveshjen si një hap vendimtar për funksionimin normal të institucioneve serbe në Kosovë.

“Dëshiroj t’i drejtohem popullit serb në Kosovë për t’i kumtuar se arritëm një zgjidhje që do të mundësojë punë normale dhe pa pengesa, si dhe funksionim të plotë të institucioneve shëndetësore dhe të arsimit serb në Kosovë. Për këtë zgjidhje punuam ditë e javë të tëra me BE-në dhe dua të lavdëroj angazhimin e Sorensenit dhe të Bashkimit Evropian për këtë çështje,” deklaroi Petkoviç.

Marrëveshja, që u arrit pas presioneve të forta diplomatike, shihet si një fitore e Beogradit në ruajtjen e interesave të serbëve në Kosovë, ndërsa tensionet mes Prishtinës dhe Serbisë duket se janë pezulluar përkohësisht.

Poll