
Tiranë- Një 26 vjeçar me inicialet E.K është arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia e Kamzës pasi dyshohet se futën në Shqipëri mallra kontrabandë.
Gjatë një kontrolli të ushtruar në një automjet që dyshohet se transportonte mallra kontrabandë, u gjetën të fshehura në baterinë e makinës, 524 gramë flori.
Gjithashtu në automjetin e drejtuar nga i riu i arrestuar u gjetën dhe sekuestruan veshje të ndryshme, paketa cigaresh, dy makina qepëse dhe sende e pajisje të tjera të cilat ishin futur kontrabandë. Policia shpalli në kërkim edhe F.K dhe M.G të cilët dyshohen si bashkëpunëtorë të 26 vjeçarit. Versus.al

