
Si çdo vit, edhe këtë herë, Elbasani ishte epiqendra e festrimeve për Ditën e Verës, festën pagane të cilën shqiptarët e festojnë prej shekujsh si lajmëtare të stinës së pranverës.
Në qytetin e ‘’ballokumeve’’, pati organizime të ndryshme ditën e sotme duke bërë që atmosfera e festës të ndihej kudo. Pamjet me dron tregojnë një numër të madh qytetarësh që kanë mbushur sheshin kryesor dhe rrugët e Elbasanit në kremtim të Ditës së Verës.
Nuk munguan as vizitat e politikanëve në disa prej familjeve më të vjetra të qytetit ku uruan mbarësi. Versus.al


