AKTUALITET /

U bë deputet i PS me ndihmën e krimit, SPAK merr në pyetje Jurgis Çyrbjan

Ish-deputeti pasi dorëzoi mandatin tha se do të përqendrohej në trajtimin mjekësor për të kuruar problemet shëndetësore, por vetëm dy ditë më pas u mor i pandehur dhe u arrestua gjatë një aksioni në Durrës.

Shkruar nga Versus

U bë deputet i PS me ndihmën e krimit, SPAK merr në pyetje Jurgis

Prokuroria e Posaçme (SPAK) po merr në pyetje ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja i cili u arrestua mbrëmjen e 20 tetorit në Durrës pasi u mor i pandehur për 3 vepra të rënda penale.

Detaje të zbardhura nga dosja ndaj ish-deputetit, bëjnë me dije se ndaj tij rëndojnë akuzat e korrupsionit pasiv në zgjedhje, tregtim të sekretit shtetëror dhe përkrahje të autorit të krimit. Për këtë të fundit, u mësua se Çyrbja ka strehuar në banesën e tij Altin Hajrin, kreun e një grupi kriminal në Shijak, i cili rezulton i shpallur në kërkim që prej janarit të vitit 2020 për vrasjen dhe zhdukjen e Jan Prengës.

Vetë Altin Hajri më pas shfaqet në përgjimet e zbardhura të Sky Ecc ku komunikon edhe me Edmond Çekiçin, njërin prej ish-anëtarëve të bandës së Durrësit të ekzekutuar, të cilit i thotë për futjen e emrit të Çyrbjas në listën e sigurtë për deputet të PS.

Si anëtar i komisionit të Sigurisë, Jurgis Çyrbja kishte informacione të sakta lidhur me personat e shpallur në kërkim si dhe për operacione të befasishme që zhvilloheshin në qytetin bregdetar. Në shumë raste ai ka shpërndarë informacion për kriminelët të cilët ia mbathin nga vendet ku qëndronin, duke dekonspiruar kështu aksionet e policisë. SPAK ende nuk ka dhënë detaje mbi zyrtarët e tjerë të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar me Çyrbjan në këtë veprimtari kriminale, por hetimet vijojnë. Versus.al

Poll