
Gjykata Kushtetuese nuk pranoi të merrte në shqyrtim kërkesën e bërë nga ish-presidenti Ilir Meta për trajtim çnjerëzor gjatë arrestimit të tij më 21 tetor të vitit 2024 në hyrje të Tiranës.
Me shumicë votash, u vendos se çështja nuk mund të shqyrtohet pasi është nën hetim.
Gjithashtu gjykata më e rëndësishme e vendit, u shpreh se masa e sigurimit ‘arrest me burg’ ndaj Ilir Metës është vendosur për qëllim të ligjshëm dhe si e tillë, kërkesa e tij për ndryshimin e masës, nuk mund të pranohet. Versus.al

