
Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme në mbledhjen e grupit parlamentar të PD se nesër pritet që Gjykata e Lartë të marrë vendimin për të hequr masën e paraburgimit për personat që nuk janë të dënuar me vendim të formës së prerë.
Sipas tij, nga ky vendim përfiton kryebashkiaku i arrestuar Erion Veliaj dhe dhjetëra bosë të drogës.
“Nesër Sadushi, që kërcënon absolutisht sigurinë e Shqipërisë dhe vendeve të rajonit, del me vendimin që ata që janë në paraburgim pa vendim të prerë, të dalin. Ky është vendimi Veliaj. Por nga vendimi Veliaj përfitojnë me dhjetëra bosë të drogës, krerë të organizatave kriminale.
Por kjo është gjetur rruga e paqes midis klaneve mafioze. Por keni parë që studiot e kontrolluara nga Rama nuk thonë një fjalë të vetme. Nuk shqipërojnë një fjalë të vetme, nuk bëjnë një transparencë të vetme për të gjitha këto”- u shpreh Berisha.
Më herët, kreu i gjykatës së Lartë Sokol Sadushi ka thirrur institucionet gjyqësore për të riparë praktikën e “arrestit me burg”. Versus.al

