
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga mbledhja e grupit socialist të zhvilluar sot në Kuvend. Ndryshe nga çfarë pretendon opozita për gjendjen e vendit, Rama thotë se ekonomia ka hyrë në një rrugë që ju jep të gjithëve shpresë.
“Më ka bërë përshtypje angazhimi dhe dëshira për të dëgjuar në çdo Asamble faktikisht për punët e Shqipërisë ndryshe nga sa më parë kur flet për ekonominë. E ndjen nga atmosfera në sallë që ka një pranim të faktit që ekonomia ka hyrë në një rrugë që u jep të gjithëvë shpresë se ka vetëm përmirësim”- tha Rama
Ndërsa më tej tha se sfidën në zgjedhjet e ardhshme, PS e ka me veten për të mbyllur kapitujt e negociatave për anëtarësim në BE.
“Kur flet për pagat është shumë e qartë që njerëzit mund të bëjnë verifikimin te vetja dhe njerëzit për rreth. Kjo është sfida e sfida jo për ne, por për një forcë politike që gjendet me fatin e vendit në duar që ne të mbyllim një varg kapitujsh të historisë duke vulosur përkatësinë evropiane të Shqiperisë. Ne kemi hyrë në këtë proces për të energjenizuar komplet PS në funskion të zgjedhjeve vendore se për ballë kemi vetëm veten”- shtoi kryesocialisti. Versus.al

