AKTUALITET /

Shtyhet për në shtator gjyqi, Veliajt i caktohet avokate, Xoxa paraqiti sërish raport lindjeje

Shkruar nga Versus
Shtyhet për në shtator gjyqi, Veliajt i caktohet avokate, Xoxa
Prokurori i SPAK, Ols Dado, çifti Erion Veliaj dhe Arjola Xoxa

Seanca e caktuar që të mbahej sot në Gjykatën e Posaçme për gjyqin në themel ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe të pandehurve të tjerë, është shtyrë për në datën 15 shtator.

Shkak është bërë mungesa e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe avokatit të tij Plarent Ndreca. Për këtë të fundit gjykata mori vendim për ta gjobitur me 50 mijë lekë për shkak se kishte pamundësuar zhvillimin e seancave. Ndërsa bashkëshortja e Erion Veliajt, paraqiti një tjetër raport lindjeje duke kërkuar shtyrjen e seancave gjyqësore duke argumentuar se e kishte të pamundur të paraqitej.

GJKKO caktoi sërish avokate kryesisht për Veliajn, Valentina Teodoreskun pasi prokurori i SPAK, Ols Dado tha se mungesat e avokatëve të të pandehurve po pamundësonin gjyqin. Versus.al

Poll