
Përveç kryebashkiakut Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, GJKKO ka fimrosur edhe urdhër-arrestet e SPAK për 5 biznesmenë.
Konkretisht biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha janë lënë nën masën “detyrim paraqitje”. Sulës më herët SPAK i kishte sekuestruar celularin gjatë kontrolleve të BKH në shtëpinë e kryebashkiakut Erion Veliaj, ndërsa Shkëlqim Fusha njihet si biznesmen, kompania e të cilit fitonte tendera ndërtimi.

Biznesmeni Gentian Sula është pyetur edhe më herët në SPAK ku ka qëndruar për tre orë.

Edhe biznesmeni Fatmir Bektashi gjithashtu është emër i njohur për mediat pasi rezulton të jetë marrë i pandehur për korrupsion aktiv dhe pastrim parash në rolin e ndërtuesit për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani ku i pandehur është edhe kryedemokrari Sali Berisha. Versus.al







