AKTUALITET /

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese pro Veliajt, Olta Gixhari: Lali kthehu, pa ty, Tirana e qelbur dhe në kaos!

Gixhari publikoi një story në Instagram me një mesazh emocional për kryebashkiakun e pezulluar.

Shkruar nga Versus
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese pro Veliajt, Olta Gixhari: Lali kthehu, pa
Erion Veliaj/Olta Gixhari

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për moszhvillimin e zgjedhjeve në Tiranë, nuk ka munguar as mbështetja e personazheve të showbizit ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. 

Ndër ta edhe aktorja Olta Gixhari, e cila publikoi një story në Instagram me një mesazh për kryebashkiakun e pezulluar.

“Vetëm kur e humbasim dikë, e kuptojmë se sa shumë rëndësi ka pasur! Ne e kemi vesh, i duam më shumë njerëzit në mungesë. Jo çdo gjë e keqe vjen për keq Lali, Tirana është qelbur dhe është në kaos, uroj të kthehesh sa më shpejt në vendin që të takon dhe që meriton”, shkruan Gixhari në postimin e saj, të shoqëruar me një foto të Veliajt./Versus.al

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese pro Veliajt, Olta Gixhari: Lali kthehu, pa

 

 

Poll