AKTUALITET /

"Vendimmarrje e shpejtë dhe 2 shtylla kryesore", Musabelliu: Ja çfarë synoj nëse zgjidhem në krye të SPAK

Shkruar nga Versus

"Vendimmarrje e shpejtë dhe 2 shtylla kryesore", Musabelliu: Ja

Doloreza Musabelliu, kandidatja e vetme grua për kreun e SPAK, ka folur në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për synimet e saj nëse i besohet drejtimi i institucionit. Ajo nënvizoi rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së SPAK në mënyrë që të ketë rritje të mëtejshme të besimit të publikut.

“Vizioni im mbështetet në disa shtylla kryesore: transparenca dhe llogaridhënia. Deri tani SPAK ka treguar nivel të lartë llogaridhënie drejt publikut dhe partnerëve ndërkombëtarë. Synimi im është që këto standarte jo vetëm të ruhen por të forcohen më tej përmes mekanizmave të qartë dhe të matshëm duke rritur komunikimin me publikun”- u shpreh Musabelliu.

Më tej kandidatja përmendi përvojën 15 vjeçare në profesion, ndërsa tha se që në hapat e hershëm të karrierës është përballur me bandat e armatosura dhe organizatat e strukturuara kriminale duke formësuar eksperiencën e saj.

“Dua të kontribuoj me integritet, vizon dhe vendosmëri në drejtim e SPAK. Përvoja gjatë 2 dekadave bashkë me kurajën, etikën përbën garanci për drejtimin e institucionit. Institucioni futet në një periudhë konsolidimi, ku roli i SPAK mbetet thelbësor në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Me këtë kandidm synoj të ofroj drejtim të pavarur, të orientuar drejt rezultateve konkrete që përfaqësojnë parimet më të larta të shtetit të së drejtës.

Për 15 vite kam ushtruar pa ndalim profesionin e prokurores. Kam qenë pjesë e Krimeve të Rënda dhe SPAK. Veprimtaria ime ka qenë vetëm në këto dy institucione. Kanë përfaqësuar momente të rëndësishme në shtetin e së drejtës. Karriera ime ka filluar që në vitin 2004, në prokurorinë për krimet e renda, që kur isha e re jam marrë me bandat e armatosura, gupet e strukturuara dhe organizata kriminale. Përvoja 6 vjeçare në SPAK ka qenë thelbësore përmes hetimit me kompleksitet të lartë. Drejtimi kërkon më shumë se një vizion, një njohje në rrënjë të sistemit, aftësi për vendimmarrje të shpejtë dhe të sigurt dhe përvojën për të vendosur me vendosmëri”, tha Musabelliu. Versus.al

Poll