
Fier- Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim oficerin e njësisë “Shqiponja” B.D nën akuzën për shpërdorim detyre, shitje të lëndëve narkotike dhe shtytja e të miturit në krim.
Hetimet nisën në vitin 2024 dhe u arrit të provohej se polici kishte rekrutuar nxënësin E.H i cili kishte vështirësi ekonomike dhe probleme familjare me qëllim që ta përdorte për shitjen e drogës.
“Duke njohur varësinë e këtij të fundit dhe duke përfituar nga cilësitë e tij si punonjës i shqiponjave, i pandehuri B.D. në fillim “e rekruton” të miturin për t’i dhënë informacione policore, por qëllimi kryesor ishte përdorimi i tij për shitjen e narkotikëve. Nga hetimi proaktiv i çështjes rezultoi se i pandehuri B.D. me veprime aktive, të kryera me dashje, ka kryer mospërmbushje të rregullt të detyrës duke cënuar interesat e shtetit, rendit publik dhe të miturit E.H.”- njofton prokuroria. Versus.al

