
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 5 të arrestuarit lidhur me skemën e mashtrimit me call center që dyshohet se zhvati 50 milionë euro nga qytetarët e vendeve të BE.
Gjithashtu gjykata konfirmoi masën detyrim paraqitjeje për 2 të tjerë, Ema Taipi dhe Kristjana Shara.
Masat e sigurisë:
1-Kristjan Buda menaxher i sallës së Call Center, “arrest në burg”
2-Benard Biba “arrest në shtëpi”
3-Arber Kalaja “arrest në shtëpi”
4-Kleidi Dyrma “arrest në shtëpi”
5-Eno Hana “arresr në shtëpi”
Ndalim i daljes jashtë vendit dhe detyrim paraqitje:
1-Ema Taipi
2-Kristjana Shara.
Hetimet për skemën e mashtrimit janë ende në vijim, ndërsa gjatë aksionit të zhvilluar disa ditë më parë në 3 vendndodhje të Tiranës, u gjetën dhe sekuestruan qindra mijëra euro. Versus.al


