Korçë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Maliq ku ka ndërruar jetë Alban Bejleri, mësues me përvojë 20 vjeçare në arsim.
Bejleri punonte prej 6 vitesh në fshatrat e njësisë administrative Gorë. Çdo ditë ai përshkonte 8 kilometra rrugë për të dhënë mësim në një shkollë të një fshati të largët me 2 nxënës.
Teksa kthehej në shtëpi, Bejleri humbi jetën. Dyshohet se pësoi arrest kardiak.
Zyra vendore arsimore e Maliqit e cilësoi Bejlerin si një prej mësuesve që gëzonte vlerësimin e të gjithë nxënësve dhe komunitetit, ndërsa shprehu ngushëllimet e ndjera për familjen e mësuesit të ndjerë. Versus.al

