POLITIKË /

Gjykata Administrative kujtohet 4 muaj me vonesë, heq masat e përjashtimit për deputetët e PD

Sipas gjykatës, masat disiplinore ndaj ligjvënësve ishin të paligjshme.

Shkruar nga Versus

Gjykata Administrative kujtohet 4 muaj me vonesë, heq masat e

Gjykata Administrative e Tiranës, ka shfuqizuar masat e përjashtimit për deputetët e opozitës për seancën e mbajtur më 18 dhjetor në Kuvend ku pati flakadanë e përplasje të ligjvënësve me efektivët e gardës.

Për kaosin e krijuar u morën masa disiplinore ndaj deputetëve: AlbanaVokshi, Elda Hoti, Fidel Kreka, Klevis Balliu dhe Belind Këlliçi.

Kjo është hera e dytë që gjykata shfuqizon masat disiplinore ndaj deputetëve duke i konsideruar në shkelje të ligjit. Por sidoqoftë shfuqizimi vjen pasi kanë kaluar mbi 4 muaj nga seanca plenare. Versus.al

 

Poll