BOTA /

Grabitja e bankës në Napoli, dalin pamjet e kasafortës së boshatisur pas largimit të grabitësve

Nuk është përcaktuar ende shuma e parave të grabitura.

Shkruar nga Versus

Grabitja e bankës në Napoli, dalin pamjet e kasafortës së

Në Napoli, qindra kaseta sigurie janë gjetur të hapura brenda kasafortës së Bankës Credit Agricole pas grabitjes së djeshme.

Gjatë sulmit, 25 persona, përfshirë klientë dhe punonjës, u mbajtën peng dhe më pas u liruan rreth orës 3 pasdite. Shuma e parave të grabitura ende nuk është përcaktuar saktësisht.

Gjithçka filloi rreth orës 12:30 të ditës së dieshme. Në Piazza Medaglie d'Oro, e cila lidh lagjet Vomero dhe Arenella në Napoli, një burrë kalon pranë dritareve të degës së Crédit Agricole dhe vëren lëvizje të çuditshme. Pas kësaj ai telefonoi policinë duke iu dhënë alarmin. Pas pak minutash, sheshi u mbush me sirena policie që kishin rrethuar bankën.

Shpejt u konfirmua se bëhej fjalë për grabitje dhe se brenda bankës ndodheshin 25 klientë dhe punonjës të cilët mbaheshin peng. Autorët ishin të armatosur dhe kërcënonin vazhdimisht pengjet. Në fund arritën të largoheshin nëpërmjet rrjetit të kanalizimeve. Versus.al

Poll