BOTA /

“Bota po shkatërrohet nga një grusht tiranësh”, Papa Leo: Po përdoren miliarda dollarë për vr*sje

Së fundmi Papa ka patur përplasje me presidentin e SHBA, Donald Trump.

Shkruar nga Versus

“Bota po shkatërrohet nga një grusht tiranësh”, Papa

Papa Leo XIV ka mbajtur një fjalim të fortë lidhur me situatën e sigurisë globale dhe konfliktet në rajone të ndryshme, duke iu referuar atij më të rëndësishmit në Lindjen e Mesme.

Duke mos përmendur emra, Papa tha se ka liderë botërorë të cilët po shpenzojnë miliarda dollarë për vrasje e shkatërrim, ndërkohë që këto pasuri duhej të përdoreshin për edukim, shërim e rindërtim.

“Mjeshtërit e luftës shtiren sikur nuk e dinë se mjafton një moment për të shkatërruar dhe një jetë e tërë nuk është mjaftueshëm për të rindërtuar. Ata bëjnë një sy qorr për faktin se biliona dollarë përdoren për vrasje dhe shkatërrim. Resurset e nevojshme për shërim, edukim dhe rindërtim, nuk gjenden. Bota po shkatërrohet nga një grusht tiranësh”- tha Papa.

Ditë më parë, kreu i Vatikanit pati përplasje me presidentin e SHBA, Donald Trump nëpërmjet deklaratave në distancë. Versus.al

Poll