AKTUALITET /

Vetëvrasje me armë zjarri në Elbasan, 56 vjeçari gjendet i pajetë

Shkruar nga Versus
Vetëvrasje me armë zjarri në Elbasan, 56 vjeçari gjendet i
Foto nga vendngjarja

Elbasan- Një 56 vjeçar u gjet i pajetë mesditën e sotme në zonën e njohur si Ura e Lizës.

 Burime bëjnë me dije se viktima është gjetur pa shenja jete, ndërsa dyshohet se akti është kryer në kushte të rënduara psikologjike.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.

Deri më tani nuk dyshohet për përfshirjen e personave të tjerë, por hetimet vijojnë. Versus.al

Poll