
Kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
I vetëm, Malaj ka vrapuar për të hyrë në godinë për shkak të reshjeve të dendura të shiut që po binte në momentin kur ai mbërriti pranë institucionit.
Ndërkohë që nuk dihet arsyeja e paraqitjes së tij në SPAK, kujtojmë që ndaj Malajt ka një kallëzim të dorëzuar një vit më parë nga banorët e Madheshit të cilët e akuzojnë për shpërdorim detyre lidhur me ndërtimin e një Hec-i. Versus.al







