
Prania e një gjarpri pranë Liqenit Artificial të Tiranës ka shkaktuar shqetësim te qytetarët këtë të diel, pasi zvarraniku është parë duke lëvizur në afërsi të zonës ku frekuentojnë dhe luajnë çdo ditë shumë fëmijë.
Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale nga kameramani Besfort Kryeziu, i cili ka filmuar momentin dhe ka ngritur shqetësimin për sigurinë e familjeve që vizitojnë parkun.
Sipas tij, nuk është e qartë nëse gjarpri është helmues, por ai apelon që autoritetet përgjegjëse të kontrollojnë dhe monitorojnë zonën për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.
Ngjarja ka ngjallur reagime në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë kërkojnë që institucionet përkatëse të marrin masa për inspektimin e parkut, një nga hapësirat më të frekuentuara të kryeqytetit, veçanërisht gjatë fundjavave./Versus.al
View this post on Instagram

