Sot, Policia e Shtetit ka realizuar ekstradimin e Dritan Rexhepit, i njohur edhe si Gramos Rexhepi, një individ i kërkuar për disa krime të rënda.
I konsideruar si një person me rrezikshmëri të lartë për shoqërinë, 45-vjeçari kishte qenë në arrati për një periudhë të gjatë, ndërkohë që autoritetet shqiptare kishin lëshuar një fletë-arrest ndërkombëtar për të.
Rexhepi u shoqërua me masa të forta sigurie nga Stambolli deri në aeroportin e Rinasit, ku forcat speciale RENEA siguruan që kalimi i tij të zhvillohej pa incidente.
Në shtetin tonë, Dritan alias Gramoz Rexhepi është shpallur në kërkim edhe për vrasjen dhe zhdukjen e Jan Prengës në janar të vitit 2020. “Baroni’ i drogës u arrestua në Turqi në nëntor të vitit 2023. /Versus.al







