Tre aksidente të ndodhura në Pogradec, Fier dhe në Vlorë, kanë përgjakur pasditen e kësaj të shtune, duke lënë të lënduar disa persona, por fatmirësisht pa fatalitete.
Në Vlorë
Dy makina tip Mercedes janë përplasur në hyrje të Lungomares në Vlorë.
Automjetet kanë qenë duke ecur në korsinë e tyre, ndërkohë që një nga makinat është kthyer për të hyrë në rrugë dytësore, duke i prerë rrugën makinës tjetër që po vinte me shpejtësi nga Uji i ftohtë për në Skelë, për të shmangur përplasjen Benzi është përplasur me një palmë anës rrugës, duke bërë që drejtuesi të marrë plagë të rënda në kokë, më pas është transportuar për në spitalin e Vlorës.
Në Fier
Një aksident me një të plagosur ka ndodhur në autostradën Lushnje- Fier, pranë zonës se Vajkanit.
Mësohet se një automjet ka përplasur një person i cili po udhëtonte me biçikletë. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:10, në aksin rrugor “Kolonjë-Fier”, kur një 25 vjeçare, duke drejtuar një makinë ka përplasur biçiklistin, shtetasin me iniciale T. K., 50 vjeç.
Nga përplasja është dëmtuar 50-vjeçari, i cili u transportua për në spital, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.
Në Pogradec
Ndërkohë më herët, një aksident u rregjistrua dhe në aksin Pogradec-Qafë Thanë.
Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetën.
Ndërkohë që nga aksidenti ka persona të lënduar, të cilët janë dërguar në spitalin e Pogradecit për të marrë ndihmë mjekësore.
Për të tre këto aksidente policitë lokale po hetojnë shkaqet e përgjegjesit e tyre.







