Për familjen Sula dhimbja për humbjen e vajzës së tyre nuk do të mund të shuhet kurrë pasi u shua padrejtësisht vetëm 22 vjeç.
Ilaria kishte shumë ëndrra për jetën, ajo kishte zgjedhur të studionte në degën që ajo donte, por jeta e saj u ndërpre padrejtësisht nga ish i dashuri i saj 23 vjecar filipinas, Mark Antony Samson.
Prindërit e saj kanë folur për televizionin italian RAI.
“Nuk e di si do ia bëj pa Ilarian. Ishte gjithçka Ilaria për mua, ishte gjithçka. Ma shkulën nga zemra”, shprehet mamaja e saj.
Flamuri kërkon drejtësi për vajzën e tij. Ai thotë se Ilaria nuk ishte një objekt që e trajtuan në atë mënyrë çnjerëzore.
“E vranë dhe e hodhën brenda një valixheje. Çfarë ishte ajo, një objekt? Vajza ime nuk ishte një objekt, nuk ishte një triko, as një palë këpucë, por njeri”, thotë mes dhimbjes që i dallohet në sy i ati.
Pavarësisht qindra telefonatave, asnjë mesazh nuk vinte nga Ilaria. Gëzime Sula thotë se menjëherë ka menduar më të keqen. Por ajo që ia shton dozën kësaj tragjedie është mamaja e autorit.
“Mamaja duhet të telefononte menjëherë ambulancën e urgjencën dhe jo ta ndihmonte që ta hidhnin”, tha Flamur Sula.
Së shpejti, Ilaria do të diplomohej, një ditë që mezi e priste.
“Fliste edhe për fustanin që donte të vishte për diplomimin”, tha mamaja.
Në këtë mesazh, ajo u tha atyre se do t’u jepte para për të zgjidhur disa probleme që kishin. “Shikoni pak nëse jeni dakord! Pastaj unë do jap paratë dhe i zgjidhim problemet. Ok, me thuaj sërish”, dëgjohet të thotë Ilaria në mesazhin e saj.
Familja Sula falenderoi të gjithë të pranishmit në ceremoninë mortore të vajzës së tyre.
“Gjithë ata njerëz që morën pjesë në hidhërimin tonë më dhanë forcë mua dhe familjes. I falenderoj forcat e policisë në Romë dhe Terni për punën e tyre. Falenderoj të gjithë studentët, shokët e klasës dhe miqtë e Ilarias. Falenderoj komunitetin italian dhe shqiptar që ishin pranë familjes sime. Faleminderit të gjithëve”, tha Flamuri./Versus.al








