AKTUALITET /

VIDEO/ Tragjedi në Has, djali hyn mes zjarrit në banesë për të shpëtuar nënën, vdesin të dy

Rexhë Lushi nxorri gruan e tij nga banesa, më pas hyri për të nxjerrë nënën por fatkeqësisht vdiqën të dy brenda.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Tragjedi në Has, djali hyn mes zjarrit në banesë për
Foto nga banesa e shkrumbuar nga flakët

Kukës- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Nikoliq të Hasit gjatë orëve të natës ku është përfshirë nga flakët një banesë.

Djali i shtëpisë Rexh Lushi lajmëroi zjarrfikësen e cila u nis drejt vendngjarjes nëpërmjet një rruge me kalldrëm. I riu arriti të shpëtonte gruan e tij dhe u fut sërish për të nxjerrë nënën por kjo gjë nuk i rezultoi në favor, pasi nuk arriti të dilte nga banesa që u përpi nga flakët.

Deri më tani zjarrfikësit kanë gjetur vetëm trupin e pajetë të Time Lushit, ndërsa po punohet për gjetjen e trupit të djalit të saj. Ndërkohë ende nuk dihet shkaku i flakëve që shkaktuan më pas tragjedinë. Versus.al

VIDEO

Poll