AKTUALITET /

Viti i Ri/ Apeli i mjekut: Mos e teproni me alkoolin! Dëmet janë të parikuperueshme

Shkruar nga Versus

Viti i Ri/ Apeli i mjekut: Mos e teproni me alkoolin! Dëmet janë

Teksa nesër do të festohet viti i ri, mjekët kanë bërë thirrje kryesisht të rinjve, që të jenë të kujdesshëm dhe të mos abuzojnë me alkoolin apo me substancat narkotike pasi dëmet që shkaktohen janë të parikuperueshme.

Gjatë një interviste televizive, Shefi i shërbimit të Toksikologjisë në QSUT Andrin Tahiri, ka deklaruar se rastet më të shpeshta dhe më me probleme, janë kombinimi i alkoolit me lëndët narkotike.

“Nisur nga eksperienca kemi vënë re abuzim me alkoolin, kombinime me drogat“, tha ti.

Ndërsa më tej, Tahiri ka theksuar se rastet më problematike i përkasin moshës 18-24-vjeçare.

“Kemi 16 vjeç por kryesisht 18-24-vjeçar. Kush di të gëzojë di të ruajë dhe veten”

 

Tags:

alkooli mjeku

Poll