
Personi që shikoni në foton e mësipërme, është autori i dyshuar i përdhunimit të 12-vjeçares në Pogradec, e cila ka mbetur shtatzënë, tani rreth 22 javëshe. 70-vjeçari Rushan Selko, tashmë i arrestuar nga policia është i dyshuari kryesor i këtij krimi të tmerrshëm që tronditi opinionin publik. Familjarët shpjeguan se kishin miqësi me Rushan Selkon dhe rrinin shpesh në shtëpitë e njëri-tjetrit. Ata nuk kanë patur dyshime se mund të ndodhte kjo ngjarje, prandaj janë tronditur kur mësuan se miku i tyre ishte autori i përdhunimit të vajzës 12 vjeçare.
Banesa e 70-vjeçarit me të miturën janë pranë njëra-tjetrës, dhe familjarët lejonin që ajo të shkonte në dyqan për të ardhur në ndihmë familjes të autorit të dyshuar.
Rushan Selko, e ka kërcënuar vazhdimisht të miturën për të mos treguar ngjarjen e rëndë.
Prindërit e 12 vjeçares vunë re ndryshimet fizike të vajzës, ç’ka i detyroi ta çonin në spital për kontroll mjekësor, ku u konstatua se e mitura ishte shtatzënë. Vajza e mitur është marrë në pyetje në praninë e një psikologu ku ka treguar abuzimin seksual.
Familjarët kërkojnë që drejtësia të bëjë punën e saj, teksa paraqiten në gjendje shumë të rënduar emocionale dhe shprehen se ndihen të turpëruar nga ngjarja që ka ndodhur.
Një e afërme e autorit të dyshuar, Zybe Selko, gruaja e kushëririt të Rushan Selkos, tha se nuk kishte dëgjuar fjalë të këqija për të dhe se për ngjarjen nuk kishte informacion.
Ajo tregoi se Rushan Selka është familjar, baba i katër vajzave, është edhe gjysh i disa nipërve mbesave.
“Ai person është i mirë nuk është aq i keq, nuk kam dëgjuar llaf të keq për të. Unë tani e mora vesh. Unë s’di gjë, u trondita. Njihet si burrë i mire ne fshat. Ne nuk kemi ndjerë asgjë. Familjen e vajzës nuk e njoh, nuk ja kam idenë fare.
Nga i njëjti fshat jemi, por nuk e di unë se çfarë bëjnë. Unë rri në shtëpinë time. Unë u trondita, po ai i mire është. Nuk njihej si njeri problematik. Ai është familjar, ka 4 vajza. Është edhe gjysh, ka nipër, mbesa. Fëmijët i ka të martuar”, u shpreh ajo.

